GazetaGjilani

Ballina E hënë, 2 nëntor 2026 Na ndiqni në Facebook

Kronikë

Vazhdojnë protestat në Prishtinë për rastin e Arlinda Zekajt

Organizatorët nga “Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist” kanë njoftuar opinionin se protestat për vrasjen e Arlinda Zekajt do të vazhdojnë edhe ditën e nesërme në kryeqytet.

Tubimi është paraparë të mbahet të dielën në ora 17:00, në sheshin “Zahir Pajaziti”. Sipas njoftimit, kjo ditë shënon një javë nga vrasja e tronditur dhe është dita e pestë e protestave që kërkojnë drejtësi për viktimën dhe për çdo grua tjetër të vrarë në vend.

Përfaqësuesit e protestës kanë theksuar se kërkesat e tyre mbeten të pandryshuara, pavarësisht mungesës së reagimit institucional. Ata janë shprehur se nuk do të zmbrapsen dhe se do të vazhdojnë të mblidhen rregullisht para institucioneve, të cilat i akuzojnë për dështim në mbrojtjen e jetës së grave.

Në thirrjen drejtuar qytetarëve, organizatorët kanë kërkuar pjesëmarrje masive për të çuar në vend amanetin e Arlindës dhe për të mbështetur kauzën e përbashkët.