Situata politike në Poloni ka shënuar një përshkallëzim të fortë pas një konflikti të drejtpërdrejtë ndërmjet kryeministrit Donald Tusk dhe presidentit Karol Nawrocki, lidhur me administrimin e Gjykatës Kushtetuese.
Kriza u thellua pasi gjyqtarët e mbështetur nga kabineti qeveritar ndërmorën hapa për të pezulluar drejtuesit e kësaj gjykate, të cilët ishin caktuar gjatë mandatit të pushtetit të mëparshëm. Posa mësoi për zhvillimet, kreu i shtetit ndërpriti një udhëtim zyrtar drejt Senegalit dhe u kthej urgjentisht në kryeqytet, duke u drejtuar menjëherë te selia e gjykatës, e cila tashmë ishte rrethuar nga forcat speciale të policisë.
Pamjet e transmetuara nga vendi i ngjarjes shfaqën momente tensioni dhe përplasje fizike në përpjekje të presidentit për të hyrë brenda godinës. Në një fjalim drejtuar opinionit publik, kryeministri Tusk e arsyetuar angazhimin e policisë dhe nevojën për rivendosjen e rregullit, duke theksuar se kthimi i rendit kushtetues kërkon vendosmëri.
Në krahun tjetër, presidenca dhe forcat opozitare e kanë cilësuar këtë ndërhyrje si një formë grushti shteti dhe marrje të dhunshme të institucioneve. Pavarësisht zotimeve nga ana e qeverisë për të garantuar mbarëvajtjen e punës së gjykatës, skena politike në vend mbetet tejet e tensionuar dhe e pasigurt për hapat e ardhshëm.















