Në sheshin qendror të kryeqytetit është thirrur një tubim masiv kundër udhëheqjes aktuale të qeverisë. Nisma, e cila udhëhiqet nga organizatori Durim Aliu, ka mbledhur qytetarë në Sheshin Skënderbeu duke filluar nga ora dymbëdhjetë.
Sipas thirrjeve të shpërndara në rrjetet sociale, tubimi nuk ka prapavijë politike apo partiake, por synon të adresojë shqetësimet e familjeve dhe perspektivën e vendit. Organizatorët kanë bërë të qartë se pakënaqësitë nuk adresohen përmes ndryshimeve të pjesshme në kabinetin qeverisë.
Kërkesa kryesore e kësaj proteste mbetet largimi i parevokueshëm i kryeministrit Albin Kurti nga pozita e tij, duke kërkuar llogaridhënie institucionale për sfidat aktuale me të cilat po ballafaqohet shoqëria.















