Data e sotme shënon përvjetorin e lindjes së komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe heroit kombëtar, Zahir Pajaziti. I lindur më 1 nëntor 1962 në fshatin Turuqicë të Podujevës, ai dha jetën për lirinë e vendit.
Pajaziti u vra më 31 janar 1997 në Pestovë të Vushtrrisë gjatë një përleshjeje të armatosur me forcat serbe, ku së bashku me të rënë heroikisht ishin edhe bashkëluftëtarët e tij, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha.
Për kontributin e jashtëzakonshëm në lëvizjen çlirimtare, në 11-vjetorin e rënies së tij në vitin 2008, ish-presidenti i vendit i ndau dekoratën më të lartë shtetërore, Urdhrin “Hero i Kosovës”.
Në kuadër të kësaj dite përkujtimore, qeverisja lokale e Podujevës, në bashkëpunim me organizatat e dalas nga lufta, ka organizuar një ceremoni homazhesh në Kompleksin Memorial në Orllan, për të nderuar kujtimin dhe sakrificën e dëshmorëve.















