Avokati Shpend Lushaku ka dalë me një ide interesante rreth përgatitjes së profesionistëve të fushës së drejtësisë. Sipas tij, gjyqtarët, prokurorët, policët dhe avokatët do të duhej të kalonin një periudhë dyjavore në një qendër të improvizuar paraburgimi para se të nisnin ushtrimin e detyrës.
Ai ka sqaruar se ky hap nuk duhet parë si masë ndëshkuese, por si një mundësi që këta profesionistë të kuptojnë nga afër vlerën e lirisë dhe peshën e vendimeve që marrin. Gjatë kësaj kohe, ata do të përjetonin ndarjen nga familja dhe shoqëria, mungesën e qasjes në telefon dhe kufizimet e tjera të përditshme.
“Liria nuk është thjesht një koncept juridik i shkruar në ligj. Ajo përfaqëson jetën e një njeriu, familjen e tij, dinjitetin dhe kohën që nuk kthehet më”, ka u shpreh Lushaku, duke shtuar se puna e tyre bart përgjegjësi të jashtëzakonshme.
Ndonëse shprehu vlerësim për punën e institucioneve, ai theksoi rëndësinë që organet e rendit dhe mbrojtjes të garantojnë një proces të drejtë, të paanshëm dhe të mbështetur plotësisht në ligj, gjithmonë duke pasur parasysh pasojat njerëzore të çdo kufizimi të lirisë.















