Një studim i realizuar nga Universiteti College në Londër ka nxjerrë në pah se substancat e varësisë, veçanërisht duhani dhe alkooli, mbeten kërcënimet më serioze për mirëqenien e njeriut në shkallë globale.
Sipas të dhënave të publikuara nga ky hulumtim, duhani lidhet me rreth 110 humbje jete për çdo 100 mijë banorë në nivel botëror, ndërsa alkooli shkakton rreth 33 viktima për të njëjtin numër banorësh.
Këto shifra qëndrojnë shumë më lart krahasuar me substancat e tjera. Për shembull, nga përdorimi i kokainës regjistrohen mesatarisht vetëm 6.9 vdekje për 100 mijë banorë të popullsisë.
Analiza gjithashtu tregon se afërsisht një në çdo pesë të rritur në mbarë botën konsumon alkool të paktën një herë në muaj, kurse rreth 15 për qind e popullsisë konsumojnë duhan në baza ditore. Në anën tjetër, vetëm një përqindje shumë e ulët prej 0.35 për qind e njerëzve kanë pranuar se kanë përdorur kokainë gjatë vitit të kaluar.















