Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka reaguar pas ngjarjes tragjike të regjistruar në fshatin Demiraj, ku dy persona humbën jetën.
Nëpërmjet një deklarate publike, i pari i komunës ka përcjellë ngushëllimet më të sinqerta për familjarët dhe të afërmit e viktimave, duke theksuar se kjo humbje jetësh ka tronditur thellë opinionin publik vendas.
Hyseni u ka bërë thirrje institucioneve kompetente të rendit dhe të drejtësisë që të mobilizohen plotësisht për të hedhur dritë mbi motivet dhe rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje të rëndë.















