GazetaGjilani

Ballina E hënë, 2 nëntor 2026 Na ndiqni në Facebook

Lajme

Parashikimi i motit për ditën e hënë

Gjatë ditës së hënë vendi ynë do të ketë mot kryesisht të vranët, ndërsa në shumë rajone do të ketë edhe reshje lokale shiu. Gjatë orëve të mbrëmjes dhe rreth mesnatës, parashikohet që intensiteti i reshjeve të rritet gradualisht.

Temperaturat do të shënojnë ngritje të lehta. Vlerat minimale do të lëvizin prej 6 deri në 8 gradë Celsius, kurse temperaturat maksimale do të arrijnë nga 8 deri në 12 gradë Celsius.

Sa i përket erës, ajo do të fryjë nga drejtimi i veriut dhe verilindjes. Në disa zona, era pritet të fuqizohet, duke arritur shpejtësi prej 15 deri në 39 kilometra në orë.