Këngëtarja e njohur shqiptare, Leonora Jakupi, ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve të saj në rrjetet sociale përmes një shkrimi të ndarë në platformën Instagram.
Ajo ka trajtuar çështjen e vlerësimit njerëzor, duke e cilësuar mungesën e falënderimit si një dukuri të ulët. “Mosmirënjohja është fukarallëku ma i madh i karakterit!”, ka shkruar artistja në profilin e saj.
Pavarësisht interesimit të madh nga publiku dhe mediat rozë, interpretuesja e njohur nuk ka dhënë sqarime shtesë dhe as nuk ka përmendur ndonjë emër konkret, duke lënë të hapur mundësinë për aludime të ndryshme rreth adresuesit të këtij mesazhi.
















