Në përvjetorin e 37-të të rënies heroike, Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu do të përkujtohen me një seri aktivitetesh në Prishtinë dhe Podujevë. Ata ranë më 2 nëntor 1989, në Breg të Diellit, në Prishtinë.
Sipas njoftimit të kryetarit të Klubit Politik “Afrim Zhitia”, Ragip Shala, agjenda e aktiviteteve përfshin tri momente kryesore:
Ora 10:00 – nderime pranë obeliskut dhe shtatores së heroit të kombit, Afrim Zhitia, në fshatin Llugë të Podujevës.
Ora 12:00 – homazhe te varrezat e heronjve të kombit, Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu, në Prishtinë.
Ora 13:00 – nderime te flamuri kombëtar, pranë vendit në Breg të Diellit, ku ranë heroikisht Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu.
Aktivitetet organizohen si shenjë nderimi për jetën, veprën dhe sakrificën e tyre.















