Trajneri i Brazilit, Carlo Ancelotti, ka bërë tëditur të enjten listën e lojtarëve që do të luajnë dy ndeshje miqësore në nëntor, kundër Japonisë dhe Singaporit. Edhe këtë herë ai është mbështetur kryesisht te lojtarët e rinj.
Të dyja ndeshjet do të zhvillohen në Singapor. Brazili do të përballet me Japoninë më 14 nëntor, ndërsa tri ditë më vonë do të luajë kundër nikoqirëve.
Në listë janë nëntë lojtarë të moshës olimpike dhe 15 lojtarë nën 23 vjeç. Kjo tregon se pesë herë kampionët e botës po vazhdojnë me rinovimin e brezave, pas një Kupe Bote zhgënjyese.
Stafi teknik ka vendosur të mos thërrasë lojtarë nga klubet që janë në garë të ngushtë për titujt kampionë në Brazil, me qëllim që t’u vijë në ndihmë klubeve vendase. Për këtë arsye, Palmeiras, Flamengo dhe Atlético Mineiro nuk kanë asnjë përfaqësues në këtë grup.
Raphinha është përfshirë në listë, por thirrja e tij nuk është pritur mirë nga Barcelona. Klubi katalan i kishte kërkuar italianit që sulmuesin të mos e grumbullonte, pasi ai duhet të udhëtojë 22.000 km me aeroplan.
















