GazetaGjilani

Ballina E hënë, 2 nëntor 2026 Na ndiqni në Facebook

Sport

77 mijë tifozë në San Siro, Milan e Inter përballen në derbin e 240-të

Stadiumi San Siro pritet të mbushet me rreth 77 mijë tifozë në mbrëmjen e sotme, kur Milani dhe Interi do të përballen në derbin e 240-të mes tyre, një nga ndeshjet më të mëdha të futbollit italian.

Ky është takimi i parë zyrtar mes dy skuadrave të qytetit për këtë sezon, dhe të dyja klubet hyjnë në fushë me synime të ndryshme.

Milani ka fituar tri nga katër takimet e fundit në Serie A dhe mund të barazojë rekordin e arritur gjatë periudhës së Carlo Ancelottit, mes viteve 2002 dhe 2004, kur u regjistruan tri fitore radhazi ndaj rivalit nga i njëjti qytet.

Interi, nga ana tjetër, synon t’i japë fund serisë prej shtatë ndeshjesh pa fitore. Skuadra e Zikaltërve ka shënuar në 19 ndeshjet e fundit të kampionatit, ndërsa herën e fundit që nuk arriti të shënojë ishte pikërisht në derbin e sezonit të kaluar.

Sipas bilancit historik, Interi ka epërsi me 87 fitore, kundrejt 83 fitoreve të Milanit, ndërsa 69 përballje kanë përfunduar në barazim. Në golat e shënuara, Interi udhëheq me 328 gola, ndërsa Milani ka 317.

Para fillimit të ndeshjes, Milani do të nderojë legjendën braziliane Ricardo Kakà, i cili do të përfshihet në Hall of Fame të klubit.

Trajnerët po përgatitin zgjedhjet e fundit për formacionet startuese, me dilema në mbrojtjen e Interit dhe në mesfushën e Milanit.