GazetaGjilani

Ballina E hënë, 2 nëntor 2026 Na ndiqni në Facebook

Sport

Bashkëshortja e Harry Kane, objekt sulmesh pas ceremonisë së Topit të Artë

Katie Goodland, bashkëshortja e futbollistit anglez Harry Kane, është përballur me komente fyese për pamjen e saj fizike pas ceremonisë së Topit të Artë në Londër.

Sulmet në rrjetet sociale kanë nxitur reagime të shumta. Në mbrojtje të saj doli Deborah Panzokou, bashkëshortja e futbollistit Thomas Meunier, e cila dënoi ashpër gjuhën fyese ndaj Katie.

Përmes një postimi në Instagram, Panzokou kritikoi ata që ndihen të lirë t’i gjykojnë dhe poshtërojnë publikisht gratë për pamjen e tyre. Ajo theksoi se një burrë po nderon publikisht gruan që ka qenë pranë tij që në rini, ndërsa disa nuk gjejnë gjë më të mençur sesa të shkruajnë komente të neveritshme.

Ky nuk është rasti i parë që Katie përballet me komente të tilla. Edhe Harry Kane ka reaguar më herët ndaj kritikave, duke e cilësuar atë si një grua të bukur, të sjellshme dhe me humor.

Gjatë ceremonisë në Londër, sulmuesi anglez i kushtoi gjithashtu një pjesë të fjalimit të tij Katie-t, duke e falënderuar për besimin dhe mbështetjen që i ka dhënë gjatë gjithë rrugëtimit të tij.

Historia e tyre e dashurisë ka nisur që në fëmijëri, kur u njohën në shkollë në Londër. Ata u fejuan në vitin 2017 dhe u martuan dy vite më vonë. Sot, çifti janë prindër të katër fëmijëve.