Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Shkodrës, ku një grua 67-vjeçare ka ndërruar jetë pasi u godit nga një automjet. Ngjarja është regjistruar rreth orës 15:40 në zonën e njohur si Ura e Bahçallëkut.
Sipas të dhënave paraprake nga strukturat e rendit, një drejtuese mjeti 27-vjeçare dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e veturës. Si pasojë, automjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur me shkallët metalike të një objekti, duke goditur kalimtaren me inicialet E. B., e cila po lëvizte në trotuar.
Megjithëse është ndërhyrë menjëherë për t’i dhënë ndihmën e parë, e moshuara nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë në vendngjarje. Grupi hetimor ka dalë në terren dhe po kryen veprimet e nevojshme për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe shkaqet e këtij aksidenti tragjik.















