GazetaGjilani

Ballina E hënë, 2 nëntor 2026 Na ndiqni në Facebook

Lajme

FSK-ja nis ushtrimet ushtarake në Koliq dhe Keqekollë

Forca e Sigurisë së Kosovës do të zhvillojë aktivitete dhe stërvitje ushtarake në rajonin e fshatrave Koliq dhe Keqekollë, duke filluar nga data 30 tetor deri më 2 nëntor 2026.

Sipas njoftimit zyrtar, këto veprime bëhen në kuadër të planit të rregullt të trajnimeve për ngritjen e gatishmërisë dhe nuk përbëjnë ndonjë rrezik për qytetarët.

Gjatë kësaj kohe, banorët e atyre zonave duhet të presin prani të shtuar të trupave dhe qarkullim të mjeteve të rënda ushtarake në terren.

Komanda e FSK-së u ka kërkuar banorëve vendas mirëkuptim dhe bashkëpunim gjatë zhvillimit të këtyre manovrave të planifikuara.