Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka bërë të ditur se gjatë mbledhjes së ardhshme të ekzekutivit do të shqyrtohet dhe miratohet projektligji për buxhetin e vitit 2027.
Gjatë një fjalimi të mbajtur në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të partisë, ai ka theksuar se ky dokument financiar do të fokusohet te projektet kapitale dhe zhvillimi ekonomik.
Sipas tij, investimet kapitale pritet të kalojnë shifrën e një miliard eurove, ndërsa komunave do t’u ndahen rreth 908 milionë euro.















