Gratë që zgjohen herët në mëngjes mund të kenë më shumë gjasa të mbeten shtatzënë sesa ato që rrinë zgjuar deri vonë natën. Kjo del nga një studim me më shumë se 100 gra.
Hulumtuesit e Universitetit të Warwick i pyetën pjesëmarrëset se në cilën orë shkonin natyrshëm të flenë dhe në cilën zgjoheshin. Më pas ndoqën rrugëtimin e tyre kur provuan të krijonin një familje nëpërmjet IVF-së.
Rezultatet u paraqitën në konferencën vjetore të Shoqërisë Britanike të Fertilitetit. Ato tregojnë se pothuajse tre të katërtat e grave që zgjohen herët kanë arritur të ngelin shtatzënë.
Në grupin e grave që rrinë zgjuar natën, shtatzënia u arrit vetëm te rreth një e treta e tyre.
Autorët e studimit paralajmërojnë se nevojitet hulumtim më i gjerë, me një grup më të madh grash, për ta konfirmuar këtë lidhje.
















