GazetaGjilani

Ballina E hënë, 2 nëntor 2026 Na ndiqni në Facebook

Botë

Raport: Fushatë me pagesë me përmbajtje raciste dhe anti-Katar u shtri në 30 vende

Një hetim tre vjeçar ka zbuluar një operacion ndikimi të financuar, që ka përhapur mesazhe raciste, islamofobike dhe kundër Katarit. Raporti u publikua të enjten dhe thotë se fushata ka kushtuar mbi 11 milionë dollarë. Ajo është zhvilluar në 30 vende, mes tyre Shtetet e Bashkuara, disa shtete evropiane dhe Libani.

Studiuesit Marc Owen Jones dhe Sohan Dsouza e quajnë atë një nga operacionet më të mëdha të dezinformimit digjital që janë dokumentuar ndonjëherë. Nga tetori 2023 deri në tetor 2026 janë regjistruar të paktën 533 milionë shfaqje të reklamave në platforma si YouTube, TikTok dhe Facebook.

Reklamat e paraqisnin Katarin si forcën kryesore që nxit migrimin masiv drejt Evropës, me qëllim që ta “islamizojë”. Sipas analizës së të dhënave, publikimi i tyre përputhej me kalendarët zgjedhorë në vende të ndryshme, si zgjedhjet për Parlamentin Evropian në qershor 2024. Studiuesit thonë se ato shfrytëzonin teorinë e konspiracionit të “Zëvendësimit të Madh” dhe e shfaqnin Katarin si një fuqi të fshehtë që drejton lëvizjet e popullsisë.

Provat e mbledhura përfshijnë metadata me emra dosjesh në gjuhën hebraike dhe me orarin lokal të Izraelit. Sipas raportit, kjo sugjeron se operacioni është nisur nga brenda Izraelit.

Raporti paralajmëron se fushata vazhdon në shtete që po i afrohen zgjedhjeve të rëndësishme, si Italia dhe Franca në vitin 2027.

Hetimi identifikoi edhe fushata të tjera në TikTok që promovonin ndryshimin e regjimit në Iran. Ato nisën pak ditë para fillimit të luftës nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli.

Qeveria e Katarit është akuzuar shpesh nga politikanë izraelitë. Ministria e Jashtme e Katarit i ka hedhur poshtë këto pretendime dhe i ka cilësuar pjesë të një fushate dezinformimi.