Qytetarët janë të ftuar të mblidhen sot në orën 17:00 në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, ku do të vazhdojnë protestën për drejtësi për Arlindën dhe për të gjitha gratë e vrara. Marshimi nis në orën 17:00.
Thirrjen për protestë e ka bërë Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist. Ai ka bërë të ditur se pas tubimit në shesh, marshimi do të vazhdojë drejt Qeverisë së Kosovës dhe Këshillit Prokurorial të Kosovës.
Organizatorët kanë paralajmëruar se protestat dhe mobilizimi qytetar nuk do të ndalen sot, por do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, derisa të përmbushen kërkesat e tyre.
“Zëri ynë do të dëgjohet. Shteti do të japë llogari”, thuhet në thirrjen e kolektivit, i cili u bën apel qytetarëve që t’i bashkohen protestës.
















