Policia e Kosovës ka regjistruar 72 aksidente trafiku brenda 24 orëve të fundit, bëhet e ditur nga raporti i saj. Një prej tyre ka përfunduar me fatalitet.
Nga numri i përgjithshëm, 30 aksidente kanë pasur persona të lënduar, ndërsa 41 kanë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Në të njëjtën periudhë, Policia ka shqiptuar 1975 gjoba trafiku. Statistikat tregojnë se në vend shqiptohen mijëra gjoba çdo ditë për shkelësit e rregullave të komunikacionit.
Mosrespektimi i këtyre rregullave është ndër arsyet e aksidenteve të shumta që ndodhin përditë. Gjobitja e shkelësve konsiderohet një nga mënyrat e zakonshme për parandalimin e tyre.
Gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar edhe 20 persona. Prej tyre, 13 janë dërguar në mbajtje, kurse tre të tjerë janë dërguar në vuajtje të dënimit.
















