GazetaGjilani

Ballina E hënë, 2 nëntor 2026 Na ndiqni në Facebook

Lajme

Kërcënime nga dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë në krah të Rusisë

Dy shtetas nga Mali i Zi, të cilët thuhet se janë angazhuar në konfliktin në Ukrainë në mbështetje të forcave ruse, janë shfaqur në një videoregjistrim me përmbajtje të theksuar nacionaliste, ku kanë drejtuar mesazhe kërcënuese edhe ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Në këtë material pamor, personat në fjalë shprehin përkrahjen e hapur për ish-presidentin serb Aleksandar Vuçiq, ndërsa sulmojnë kritikët e tij politikë në Serbi. Ata gjithashtu bëjnë thirrje se kinse do të kthehen në Kosovë, duke përmendur në fillim të videos prejardhjen e tyre dhe duke dërguar përshëndetje për serbët vendorë, me theks të veçantë te banorët e Banjskës.

Sipas të dhënave nga terreni, aktiviteti i grupit nacionalist serb të njohur si “Srpski Inat” dyshohet se drejtohet nga disa individë që kanë lidhje me fshatin Banjskë të Zveçanit.