GazetaGjilani

Ballina E hënë, 2 nëntor 2026 Na ndiqni në Facebook

Kronikë

Tragjedi në Demiraj: Një i ri dhe një foshnjë gjenden pa shenja jete në shtëpi

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mëngjesin e kësaj të diele fshatin Demiraj, pasi një 27-vjeçar dhe një foshnjë janë gjetur të pajetë brenda një shtëpie në këtë zonë. Rasti ka vënë në lëvizje autoritetet e rendit dhe institucionet e drejtësisë.

Sipas informacioneve zyrtare, Policia është njoftuar rreth orës 08:47 për praninë e dy personave pa shenja jete në ambientet e një shtëpie. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur njësitë policore dhe ekipi mjekësor i emergjencës, i cili ka konfirmuar vdekjen e tyre.

Bëhet fjalë për shtetasin A.D., 27 vjeç, dhe një foshnjë të gjinisë femërore, D.D., e lindur gjatë vitit 2026. Rrethanat se si ka ndodhur kjo tragjedi mbeten ende plotësisht të paqarta dhe shkaqet e vdekjes nuk janë zbardhur ende.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit rajonalë, njësitë e forenzikës nga Stacioni Policor në Gjilan, si dhe përfaqësues të Prokurorisë së Shtetit dhe Institutit të Mjekësisë Ligjore për të kryer ekzaminimet e nevojshme. Rasti është iniciuar si “Vdekje e dyshimtë”, ndërsa hetimet vijojnë për të sqaruar të gjitha detajet e ngjarjes.