Qytetarët e Novi Sadit janë mbledhur për të përkujtuar viktimat e tragjedisë në stacionin hekurudhor, në dyvjetorin e shembjes së strehës që la pas 16 të vdekur në qytetin verior serb.
Tubimi u shoqërua me 16 minuta heshtje në orën 11:52, në nderim të jetëve të humbura më 1 nëntor 2024, ku mbeti e lënduar rëndë edhe një e re. Organizimi u bë përmes një thirrjeje nga lëvizja studentore, e cila kërkoi nga pjesëmarrësit që të mos përdornin simbole apo pankarta politike dhe të ruanin heshtjen.
Lidhur me përgjegjësinë ligjore, Gjykata e Apelit në Novi Sad ka konfirmuar aktakuzën ku akuzohen ish-ministri i Ndërtimtarisë, zëvendësja e tij, si dhe ish-drejtorët e kompanisë hekurudhore, krahas disa personave të tjerë për vepra penale kundër sigurisë së përgjithshme.













