GazetaGjilani

Ballina E hënë, 2 nëntor 2026 Na ndiqni në Facebook

Gjilan

Arrestohet 65-vjeçari për tragjedinë në Demiraj të Gjilanit

Autoritetet e rendit kanë vënë në pranga një 65-vjeçar, i cili dyshohet se është i përfshirë në ngjarjen e rëndë të regjistruar më 1 nëntor në fshatin Demiraj të Gjilanit. Atje u gjetën pa shenja jete një person i lindur më 1999 dhe një foshnjë.

Sipas të dhënave të para nga hetimet, ngjarja tronditëse dyshohet se ka ndodhur në rrethana familjare. Policia ka ndërmarrë hapat e nevojshëm proceduralë ndaj të dyshuarit, ndërkohë që hetimet vazhdojnë për të zbardhur plotësisht motivet dhe rrethanat e këtij rasti të rëndë.