GazetaGjilani

Ballina E hënë, 2 nëntor 2026 Na ndiqni në Facebook

Sport

Edon Zhegrova rrezikon të jetë titullar te Juventusi përballë Napolit

Futbollisti nga Kosova, Edon Zhegrova, mund të regjistrojë paraqitjen e tij të parë si titullar me fanellën e Juventusit gjatë këtij sezoni. Bardhezinjtë do të presin Napolin në stadiumin “Allianz”, në kuadër të xhiros së dhjetë në Serie A.

Kjo ballafaqim mbetet tejet domethënës për anësorin kosovar, i cili kërkon të lërë gjurmë në një nga ndeshjet më të rëndësishme të kampionatit italian. Trajneri Luciano Spalletti pritet të bëjë disa ndryshime në formacionin bazë.

Këto lëvizje vijnë pas disfatës zhgënjyese që skuadra pësoi nga Genoa, ndërsa synimi i stafit teknik është reagimi i fuqishëm në fushën e lojës përpara tifozëve të tyre.