GazetaGjilani

Ballina E hënë, 2 nëntor 2026 Na ndiqni në Facebook

Botë

Shpërthime në dy cisterna nafte në Ngushticën e Hormuzit

Dy anije cisternë që transportonin naftë janë përfshirë nga shpërthime gjatë lundrimit në Ngushticën e Hormuzit. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur si pasojë e goditjes nga mina detare në këtë korridor kyç për furnizimin global me energji.

Sipas informacioneve të bëra publike nga Garda Revolucionare e Iranit, anijet po lundronin përgjatë një shtegu të paautorizuar në momentin që ka ndodhur incidenti. Autoritetet vendase kanë vendosur më parë kufizime të rrepta për qarkullimin e mjeteve lundruese në këtë zonë strategjike dhe kanë ndërmarrë masa ndaj atyre që konsiderohen shkelës të rregullave.

Deri më tani, autoritetet nuk kanë dalë me njoftime zyrtare lidhur me shkallën e dëmeve materiale, gjendjen shëndetësore të anëtarëve të ekuipazheve apo mundësinë e personave të lënduar nga ky incident detar.