Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka folur për ngjarjet e fundit në vend, duke u ndalur te rasti i Arlindës dhe te përgjegjësia institucionale.
Sipas tij, rasti ka tronditur gjithë Kosovën dhe është një ngjarje tragjike. Gjini theksoi se Arlinda kishte kërkuar ndihmë, por kjo ndihmë nuk erdhi. Ai pyeti se te kush duhej t’i drejtoheshin qytetarët nëse as policia dhe as prokuroria nuk reaguan.
Lidhur me përgjegjësinë, Gjini tha se dorëheqja e dy ministrave është masa minimale që duhej marrë pas kësaj ngjarjeje. Ai shtoi se në vende të tjera njerëz largohen nga detyra edhe për çështje shumë më të vogla.
Gjini tha gjithashtu se Aleanca i ka mbështetur protestat e organizuara pas ngjarjes, dhe se shumë anëtarë të partisë janë pjesë e tyre.















