Gazetarja Zoja Nushi, e cila po merr pjesë në edicionin e pestë të spektaklit Big Brother VIP Kosova, ka fituar vëmendjen e audiencës përmes paraqitjeve të saj brenda mjediseve të shtëpisë më të famshme në vend.
Pas përfundimit të mbrëmjes kryesore, ajo ka zgjedhur të freskohet në banjën me xham të shtëpisë. Ky veprim ka mbledhur vëmendjen e shikuesve dhe ndjekësve të formatit televiziv.
E veshur me bikini, banorja është shfaqur në ambientet e dushit, ndërsa pamjet e saj janë shpërndarë shpejt dhe janë komentuar gjerësisht në rrjetet sociale nga ana e publikut.
















