GazetaGjilani

Ballina E hënë, 2 nëntor 2026 Na ndiqni në Facebook

Ekonomi

GAP: Mbi 525 milionë euro mbeten të pashpenzuara për investime

Qeveria e Kosovës ka realizuar vetëm 225.5 milionë euro nga gjithsej 750.9 milionë euro të parapara për investime kapitale gjatë nëntëmujorit të parë të vitit 2026.

Sipas të dhënave të bëra publike nga Instituti GAP, deri në përfundim të muajit shtator është arritur shkalla e ekzekutimit prej vetëm 30 për qind për këto projekte. Për pasojë, shuma prej 525.4 milionë eurosh ka mbetur e pashpenzuar.

Nga instituti kanë theksuar se investimet kapitale përfshijnë nisma të rëndësishme si ndërtimi i rrugëve, objekteve shkollore, spitaleve dhe infrastrukturës tjetër me ndikim në zhvillimin ekonomik të vendit. Këto shifra pasqyrojnë vetëm punën e Qeverisë Qendrore, duke lënë jashtë llogaritjes investimet komunale dhe grantet e specifikuara nga donatorët.

Gjithashtu, raporti vë në pah se një pjesë e konsiderueshme e mjeteve të ndara për investime kapitale po përdoret për shlyerjen e detyrimeve gjyqësore, përfshirë ato që rrjedhin nga zbatimi i kontratave kolektive.