Reperi i njohur Mozzik dhe partnerja e tij, Lotina Haziri, po kalojnë ditët e para të prindërimit, pas lindjes së fëmijës së tyre të parë, djalit që e kanë pagëzuar me emrin Oz.
Çifti i njohur po i përkushtohet plotësisht kujdesit ndaj vogëlushit, duke shijuar çdo çast nga kjo periudhë e veçantë e jetës familjare.
Së fundmi, Lotina ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale një fotografi ku reperi shihet duke mbajtur në krahë të birin. Në imazhin e publikuar, i vogli duket se po shijon gjumin pikërisht në krahët e babait të tij.
















