Aktorja e njohur, Monika Lubonja, ka zgjedhur një formë satirike për të reaguar ndaj komenteve dhe vërejtjeve që ka marrë gjatë ditëve të fundit në rrjetet sociale.
Nëpërmjet një postimi të shpërndarë në platformën Instagram, ajo është shfaqur e qeshur, ndërkohë që në sfond dëgjohen tinguj lehjesh, duke i dhënë një kuptim më therës mesazhit të saj.
Krahas videos, artistja ka shkruar se nuk merret me gjuhën e kritikëve të saj, duke preferuar t’i anashkalojë reagimet negative përmes humorit dhe ironisë.
















