Kandidati Arkin Jahiu, i përfaqësues i Aleancës Kombëtare për Integrim dhe i mbështetur nga Bashkimi Demokratik për Integrim, ka dalë fitues në balotazhin për udhëheqjen e Komunës së Bërvenicës.
Sipas të dhënave përfundimtare të bëra publike nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, pas numërimit të të gjitha vendvotimeve, Jahiu ka arritur të mbledhë 4.442 vota ose 50,36 për qind të mbështetjes. Ndërkaq, kundërkandidati i tij nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Stojanço Radiçevski, ka siguruar 4.177 vota apo 47,36 për qind.
Diferenca mes dy pretendentëve ka qenë vetëm 265 vota, çka dëshmon për një garë mjaft të fortë dhe të ngushtë elektorale. Në këtë proces zgjedhor, nga gjithsej 16.256 qytetarë të regjistruar në listë, pjesëmarrja ka qenë prej 16.247 votuesish, ndërsa procesi është mbyllur pa probleme në të 24 qendrat e votimit.
















