GazetaGjilani

Ballina E hënë, 2 nëntor 2026 Na ndiqni në Facebook

Shendet

Përdorimi i biçikletës ul rrezikun e vdekshmërisë, tregon hulumtimi

Hulumtimet e fundit kanë nxjerrë në pah se shkuarja në punë apo shkollë me biçikletë ndikon ndjeshëm në përmirësimin e shëndetit fizik dhe mendor, duke ulur njëherësh rrezikun e vdekjes nga shkaqe të ndryshme.

Studimi, i cili u shtri në një periudhë prej gati dy dekadash dhe përfshiu rreth 83 mijë pjesëmarrës të moshave 16 deri në 74 vjeç në Mbretërinë e Bashkuar, analizoi mënyrat e udhëtimit të tyre në lidhje me treguesit shëndetësorë. Të dhënat u krahasuan me rastet e shtrimeve në spital, sëmundjet e zemrës, incidencën e kancerit, aksidentet rrugore dhe gjendjen mendore.

Sipas gjetjeve, personat që përdornin rregullisht biçikletën kishin rrezik 47 për qind më të ulët për vdekje nga çdo shkak. Gjithashtu, ata shfaqnin shanse më të pakta për t’u prekur nga kanceri ose për të marrë terapi mjekësore për sëmundje kardiovaskulare dhe çrregullime mendore. Megjithatë, hulumtimi vërejti se çiklistët kishin një probabilitet më të lartë për t’u trajtuar në spital si pasojë e aksidenteve në trafik.

Nga ana tjetër, personat që zgjidhnin ecjen në këmbë si formë të transportit ditor treguan gjithashtu ulje të rrezikut të shtrimeve spitalore për arsye të ndryshme dhe probleme kardiake, krahas nevojës më të vogël për ilaçe për shëndetin mendor.