Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë ka njoftuar se gjatë ditës së hënë do të kryejë intervenime të planifikuara në rrjet, çka do të sjellë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me energji në disa zona të ndryshme.
Sipas njoftimit zyrtar, ndërprerjet do të prekin rajone të shumta për shkak të punimeve për mirëmbajtje preventive, largimit të defekteve të vërejtura gjatë kontrollit me dron dhe pastrimit të trasesë së rrjetit shpërndarës.
Në rajonin e Prishtinës, reduktimet do të prekin vendbanime si Llazareva, Raskova, Bakshi, Millosheva, Babimoci, Graça, Shkabaj, si dhe pjesë të Mazgitit dhe Obiliqit, në orare të ndryshme përgjatë paradites dhe pasdites.
Po ashtu, ndërprerje do të ketë edhe në zonën e Pejës, ku do të preken fshatra si Dashinoc, Gllogjan, Gramaqel, Kodrali, Llukat, Lumbardh, Maznik, Pozhar, Ratisht dhe Shaptej. Ndërhyrje të ngjashme janë paralajmëruar edhe për disa vendbanime të Ferizajit, përfshirë pjesë të Shtërpcës dhe fshatrat përreth, si dhe në një numër të madh lokalitetesh në rajonin e Gjakovës.
Autoritetet e energjisë kanë bërë të ditur se këto hapa janë të domosdoshëm për të rritur sigurinë dhe qëndrueshmërinë e sistemit elektrik në të ardhmen, ndërsa qytetarët janë fshirë të mirëkuptojnë situatën gjatë orëve të parapara të ndërprerjes.
















