GazetaGjilani

Ballina E hënë, 2 nëntor 2026 Na ndiqni në Facebook

Kulturë

Debat dhe tensione në studio mes Arlindës dhe Olechkës gjatë një loje

Një lojë satirike për të ilustruar një intervistë mes Arlindës dhe Olechkës ka përfunduar në një debat të hapur mes tyre, pasi situata mori një kthesë të papritur gjatë xhirimeve.

Gjatë zhvillimit të lojës, Arlinda u shpreh e pakënaqur me veprimet e koleges së saj, duke i tërhequr vërejtjen drejtpërdrejt. Ajo theksoi se nuk lejohet prekja fizike e personave që vijnë për të marrë pjesë në studio.

Edhe pse u përpoq që ta kalonte situatën me sportivitet dhe ta vazhdonte lojën, Olechka u shfaq e hidhëruar nga reagimi, duke shkaktuar një përplasje verbale mes tyre para kamerave.