Aktorja e njohur shqiptare, Arjola Demiri, ka ndarë detaje nga periudha e vështirë e jetës së saj personale, duke përmendur sfidat e kaluara gjatë martesës dhe procesit të ndarjes.
E ftuar në një transmetim podcast, ajo ka treguar se përvoja e saj ngjason me raste të rënda të dhunës dhe tragzmitetve në shoqëri, duke përmendur rastin e Arlinda Zekajt, ngjarja e së cilës pati tronditur opinionin publik.
Demiri ka pohuar se ka duruar për gjashtë vite dhe se gjatë procedurave të divorcit është ndodhur e pambështetur nga institucionet dhe profesionistët përgjegjës. Sipas saj, psikologia dhe punonjësja sociale kishin mbajtur qëndrim kundër saj në atë periudhë sfiduese.
















